Imazhi i një vogëlushi në një fshat të kinës ka bërë xhiron e botës pasi, 10-vjeçari ka udhëtuar 4 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë në temperature -9 gradë celcius. Në imazh ai i ka flokët e ngrira nga akulli dhe duart e çara.
Vjen nga Kina fotografia që po prek internetit: Është ajo e një fëmije 10-vjeçar, i cili mbërriti në shkollë me flokë të ngrira nga akulli dhe duar të çara nga i ftohti pas ecjes katër kilometra në këmbë në një temperaturë prej -9 gradësh. Uang, i quajtur “fëmija akull”, është një nga shumë fëmijët “Liushou” të lënë pas dore në një vend ku zhvillimet futuristike bashkëjetojnë me zonat rurale ku shtëpitë janë ndërtuar me baltë të thatë.
Fëmija jeton në kasolle me gjyshërit e tij, pasi prindërit janë në qytete të ndryshme për punë. Gjatë viteve, zhvillimi industrial kinez ka detyruar rreth 300 milionë fshatarë të largohen nga fshati për të gjetur punë në linjat e montazhit dhe në vendet e ndërtimit.
“Më pëlqen vërtet shkolla, ne mund të kemi bukë me qumësht për drekë dhe mësojmë shumë gjëra të bukura”, tha fëmija, fotografia e të cilit shpejt u bë virale. Shumë qytetarë kinezë janë duke u mobilizuar në rrjetet sociale për të furnizuar me sobë dhe rroba, nxënës të shumtë në zonën e vogëlushit.
Ndërkohë, imazhi ka ndezur debatin në Kinë rreth varfërisë së zonave rurale. Historia e Uang ka bërë që mediat të zhvillojnë emisione dhe artikuj të ndryshëm, ku kërkohet që të bëhet më shumë për të ndihmuar familjet në nevojë./abcnews.al