Ndonjëherë, e kemi të vështirë të kuptojmë veten. Ne nuk e dimë se çfarë duam nga jeta dhe marrëdhëniet, nuk i njohim nevojat tona. Testi i mëposhtëm, pra, është këtu për të na ndihmuar.
Hidhini një sy imazhit më poshtë dhe mbani mend atë që keni vënë re së pari. Ai zbulon se për çfarë ka nevojë jeta juaj e dashurisë në këto momente.
–Nëse keni parë fillimisht fytyrën e mashkullit, po përpiqeni shumë të fitoni respektin dhe vlerësimin e atyre që ju rrethojnë. Ju “lexoni” njerëzit, kuptoni qëllimet e tyre. Dhe ajo që ju duhet nga një partner është mirëkuptimi. Të jetë në gjendje t’ju kuptojë, pavarësisht kompleksitetit të karakterit tuaj.
– Nëse e sheh njeriun me mantel dhe shkop, ndjen pikëllim të thellë. Keni nevojë për dikë që t’ju pranojë , të përqafojë të kaluarën tuaj dhe të mos ju gjykojë nga zgjedhjet tuaja të vjetra.
–Nëse e keni parë fëmijën, shpesh ndiheni të pafuqishëm. E keni të vështirë ta përballoni moshën madhore, stresoheni lehtë. Kështu që keni nevojë për dikë që do të kujdeset për ju dhe do t’ju mbrojë .
–Nëse keni parë alkimistin, jeni kurioz dhe plot pasion për jetën. Ajo që ju nevojitet është një person me të cilin do të lidheni shpirtërisht dhe do ta trajtoni botën njësoj si ju.
–Nëse i keni parë dy burrat me kapele, jeni kokëfortë dhe dëshironi të keni mbizotërimin. Keni nevojë për një partner që do t’ju sfidojë, i cili nuk do t’ju lehtësojë jetën. Por ai duhet t’ju mbështesë dhe të mos ketë frikë t’ju thotë se e keni gabim, ato pak herë që ndodh./abcnews.al