Prej 20 ditësh tashmë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur, ndërsa vendet janë kthyer në rrënoja si pasojë e bombardimeve nga të dyja anët.
Shkatërrimi i Rripit të Gazës mund të shihet shumë qartë në pamjet satelitore, të cilat tregojnë ndërtesat, shtëpitë dhe strukturat të shndërruara në gërmadha dhe asnjë prej tyre nuk i ngjason aspak zonave të Gazës, vetëm disa orë pas bastisjes së ushtrisë izraelite në pjesën veriore.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite ka zbuluar një bisedë mes një zyrtari izraelit dhe një banori të Gazës. Në audion e postuar në Twitter, izraeliti i kërkon banorit të evakuojë zonën për t’u mbrojtur dhe të drejtohet në jug të Rripit të Gazës, në Khan Younis.
LISTEN to an IDF officer in Unit 504 encourage a resident of Gaza to evacuate southward for their safety.
Hamas continues to use the civilians of Gaza as human shields, not allowing them to evacuate. pic.twitter.com/KTu108FQPg
— Israel Defense Forces (@IDF) October 26, 2023
“Shkoni drejt atje, mos rrezikoni”, thuhet se tha izraeliti, ndërsa banori i Gazës u përgjigj se nuk mund ta bënte, pasi të gjitha rrugët ishin të bllokura.
“Ku janë të bllokuara rrugët dhe kush i ka bllokuar? Hamasi?, e pyet ushtari izraelit, ndërsa banori i përgjigjet: “Po”.
Ata po na kthejnë të gjithëve në shtëpitë tona. Pashë njerëz që shkonin atje dhe po ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata qëllojnë mbi njerëzit, ata të cilët po përpiqen të largohen, përfundon banori i Gazës.
/abcnews.al