Autoritetet lokale në Kaliforni vijojnë luftën me flakët, të cilat krahas viktimave, kanë lënë pasoja të shumta. Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit nga zjarri në Los Anxhelos.
Në fotot shihet qartë dallimi mes imazheve para dhe pas zjarreve, ku mijëra shtëpi janë djegur dhe zonat pyjore janë shndërruar në hi.
Kalifornia zakonisht preket pothuajse çdo vit në të njëjtën periudhë kohore nga zjarret, që shkaktojnë dëme të mëdha materiale. Mediat amerikane raportojnë se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve.
Ndërkohë, rreth 1,500 ndërtesa u shkatërruan nga zjarri dhe më shumë se 100,000 banorë u detyruan të largohen për shkak të zjarrit.