Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Imami nga Kosova dënohet në Zvicër/ Burg për mashtrim dhe mospagim të taksave

schedule13:22 - 3 Shkurt, 2026

schedule 13:22 - 3 Shkurt, 2026

Me tre vite e gjysmë burg është dënuar një imam 57 vjeçar nga Kosova që jetonte në Zvicër. Gjykata e ka dënuar atë për mashtrim të shtetit zvicerian, pasuri të padeklaruara dhe mospagim të taksave.

Hetimet e policisë nisi me kontrollet në vilën e tij luksoze në afërsi të Zyrihut, për të cilën imami paguante qira marramendëse prej 24 mijë frangash në muaj.

Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike; po ashtu u zbulua një sistem kompleks i firmave fiktive që shërbenin si mbulesë për pasuritë e paligjshëm.



Sipas prokurorisë, imami luante rolin e një sipërmarrësi të pasurive të patundshme, duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran me bilance të falsifikuara, por edhe duke përfituar mbi gjysmë milioni franga nga kreditë emergjente të Covid-19 (pandemia e koronës), duke i shkaktuar shtetit një dëme prej 1.5 milionë frangash zviceriane.

Ajo që ka lënë pa fjalë opinionin publik është luksi i shfrenuar që familja shfaqte me paratë e vjedhura. Ndonëse para zyrave të shtetit imami deklaronte se ishte i varfër, familja kishte në pronësi një flotë prej 120 automjetesh. mes tyre bien në sy vetura të tipit “porsche” “panamera”, disa modele “Mercedes” dhe një “Hummer”.

Hetimet kanë zbuluar se rreth 100 mijë franga janë shpenzuar nga imami vetëm për blerjen e tri targave me numra të veçantë, të cilat në Zvicër shiten në ankand si simbole prestigji. Gjatë procesit, imami kërkoi falje duke u arsyetuar se si prijës fetar nuk dëshironte të figuronte publikisht si pronar biznesesh, ndaj kishte detyruar anëtarët e familjes të fshihnin pasuritë e tij.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!