Imami: Basha, pakicë brenda partisë

schedule20:55 - 15 Tetor, 2019

schedule 20:55 - 15 Tetor, 2019

“Lulzim Basha po mobilizon partinë për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale. Kur ishin zgjedhjet i shpërndau”.

Ish-deputeti Arben Imami u shpreh i ashpër këtë të enjte në lidhje me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë një interviste në ABC News me gazetaren Mirela Milori, ai tha se Basha është në pakicë brenda partisë.

Madje sipas ish-ministrit, kreu i selisë blu nuk e ka pasur kurrë në plan të fitojë zgjedhjet.

“Ka sondazhe këtu të përhershme edhe përbrenda partive. Të përafërta. Tregojnë që Lulzim Basha është pakicë në PD. 17-19% e mbështesin Lulzim Bashën. Nëse nuk të mbështesin për kryetar partie anëtarët e partisë tënde, mirëpo ne nisemi nga një perspektivë e ndryshme. Çfarë duhet të bëjë Basha të fitojë zgjedhjet? S’e ka në plan. Është e thjeshtë. I gjithë gjykimi jonë racional është krejtësisht absurd që në pandemën fillestare se nuk e ka pasur atë plan”, tha Imami.

Imami theksoi se anëtarët e PD-së duhet të reagojnë pasi po e çojnë vendin në dekadencë të plotë. Sipas ish-deputetit, Basha shumicën që ka është parlamentit nuk është në gjendje ta institucionalizojë për shkak të djegies së mandateve.

“Padyshim ato që thotë i thotë për të gënjyer, për të mbajtur ca burokratë afër. Që të imponosh zgjedhje duhet të kesh fuqi. Nuk imponohen me dëshirë. Për mua do të hyjë në Komision. Mos sot, nesër. Megjithë ka këtë shumicë jashtë nuk e mbledh dot brenda. Nuk e merr këtë shumicë ta fusë në PD. Në politikë nuk ka dy herë. Më falni se ju tradhtova dhe lashë një kryeminister si Rama edhe katër vjet të tjera dhe në zgjedhje lokale në vend që të marr pjesë në zgjedhje bëj të kundërtën. Sa më tepër iu rrit pritshmëritë e tyre negative, që nuk do bëj zgjedhje, kur zgjedhjet bëhen ata demoralizohen”, tha Imami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!