“Illyrian Race” bën bashkë 150 sportistë e turistë në Përmet

schedule17:04 - 26 Qershor, 2022

schedule 17:04 - 26 Qershor, 2022

Eventet sportive sa vijne dhe marrin nje rendesi te madhe edhe per turizmin shqiptar. Ato po kthehen ne atraksionin me te madh jo vetem per te huajt, por edhe per rajonin  te cilet e shohin Shqiperine  tashme si nje destinacion qe duhet zbuluar dhe shijuar me gjitha format e saj.

Permeti mirepriti kete fundjave sportiste profesioniste, dashamires te sportit, turiste te huaj dhe vendas per t’iu bashkuar gares iliriane. Nje aktivitiet i cili zhvillohet per here te pare ne Shqiperi dhe do te kthehet ne tradite. Gara ilirjane numeroi rreth 150 pjesmarres ne vrapimin me pengesa, regjistruar ne 3 kategori, si Open, Elite dhe ajo ne ekip.

Garuesit rrëfyen emocionet për këtë garë që zhvillohet për herë në Përmet.

“Është hera e parë që marr pjesë në garën “Illyrian Race” dhe jam e lumtur. Kam marrë pjesë në gara të tjera si maratona dhe thriatlon, ndërsa në këtë garë do të marrë pjesë në grup”.

Me nje program argetues dhe per te gjitha moshat si dhe me festivalin e pastave organizuar ne Permet, ky edicion i pare i garës ilirjane u realizua ne kuader te Programit per Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Banka Boterore. /abcnews.al/