Na ndajnë vetëm pesë ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Duket se banorët finalistë, Beniada, Donaldi, Einxhel dhe Iliri po e shijojnë shumë këtë periudhë të fundit.
Madje, ata janë bërë edhe shumë nostalgjikë për eksperiencën që kanë kaluar prej 4 muajsh në shtëpinë e famshme.
Së fundmi, Iliri ka kujtuar edhe mikeshën e tij, Arjolën, e cila nuk arriti të shkonte dot në finale. Ai ka dedikuar një përshëndetje aktores dhe është shprehur se i mungon zëri i saj.
“Arjola të përqafoj motra! Më mungon ai zëri yt ulëritës”, ka thënë Iliri./abcnews.al