Iliri zgjedh Dumanin e tij/ Meta: Nuredini ishte burrë, të paktën vriste me plumba

schedule15:22 - 16 Prill, 2024

schedule 15:22 - 16 Prill, 2024

Drejtuesi i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani ka rrëzuar akuzat e Ilir Metës se ishte takuar me ish agjentin e FBI-së, Charls McGonigal. Kreu i SPAK i mohoi këto akuza si të pabaza.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka që është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediat shqiptare.”

Por Ilir Meta nuk e frenoi dozën e akuzave ndaj Altin Dumanit, madje e etiketoi kreun e SPAK-ut si kushëri të një tjetër personazhi në SPAK, Nuredin Dumanit.

“Pse cfarë prisni ju, Kushëriri i Nuredinit, do thotë që e takova? I papërgjegjëshëm dhe delikuent. Nuk presim integrtet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Edi Ramës.” 

Edhe pse nuk ka të dhëna se vrasësi me pagesë të ketë ndonjë lidhje gjaku me kryeprokurorin, ish Presidenti e bëri zgjedhjet e tij.

“Nuredini ka më shumë integritet se ky kushëriri i tij. Ai bëri vrasje, por ky karajfil kujton se do vrasë sistemin në Shqipëri.”

Edhe kreun e SPAK, Ilir Meta e sheh pjesë të një komploti për t’i marrë nga duart partinë.

“Ka kapur ndonjë laraskë apo sufllaqexhi në Partinë e Lirisë.  Mendojnë se me kushëririn e Nuredinit, do marrë drejtimin e PL.”

“T’i marre penditot, laraskat dhe amerikanet e të vijë. Ka parë shumë Ilir Meta si puna e këtij. Unë jam Ilir Meta, o superbudallenj, o super torrollak.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!