Iliri dhe Monika kanë diskutuar për nominimet. Einxhel, Arjola dhe Beniada kanë dalë në nominim bashkë me Donaldin dhe njëri prej tyre pritet të dalë të premten. Monika u shpreh me bindje se Donaldi do të shkojë në finale. Monika pyeti Ilirin se kush nga vajzat mendon se do të dalë, dhe Iliri me komentin që bën nënkupton se duhet të jetë Beniada.
Iliri: Unë kam thënë Benin për shkak të ‘O parfum parfumit’, i ka mbaruar parfumi.
Monika: I ka mbaruar parfumi
Iliri: Ja që njerëzit parfum duan, të parfumosen. Që në tetor kjo gjë ka qenë, asgjë tjetër. Kjo, dhe një rast që mbronte shoqen e saj në një mënyrë ndryshe nga ajo që kishte dal pak me parë.
Arjola: Ajo po luan për vete.
Iliri: Loja është loja, miqësia është miqësi, motra është motra dhe vëllai është vëllai./abcnews.al