Ilir Shaqiri: Unë dhe Donaldi nuk mund të jemi miq

schedule20:16 - 22 Shkurt, 2022

schedule 20:16 - 22 Shkurt, 2022

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë ku ka folur për rrugëtimin brenda shtëpisë së famshme. Mes të tjerash, balerini foli dhe për raportin me rivalin e tij, Donald Veshaj. Duke iu përgjigjur pyetjes se cili është raporti me aktorin e humorit, ai tha se nuk mund të jenë miq.

“U takuam tek festa që u bë për mbylljen e Big Brotherit. Dhe ndodhi ajo që unë i thosha se ne të dy nuk mund të jemi miq jashtë. Ndërsa ai thoshte se ne mund të jemi miq të mirë jashtë, se ti do të jesh ndryshe jashtë. Unë me Donaldin jemi të njohur por e përsëris, se kemi dy koncepte jetë të ndryshme.

Çfarë do të flasim në një kafe me Donaldin. Pikërisht sepse unë jam më i pjekuri mendoj se diskutimi arrinte deri në një farë pike dhe aq është. Kemi prekur tema nga më të ndryshmet, u konsumuan dhe nuk ndodhi alkimia midis dy shokëve të ardhshëm.”, është shprehur Iliri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!