Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir Rusi, kreu i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

schedule18:50 - 22 Tetor, 2024

schedule 18:50 - 22 Tetor, 2024

Ilir Rusi është zgjedhur kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këtë të martë Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën u shqyrtuan këto çështje;
Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile.
Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të znj. Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!