Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi ekipin e basketbollit të Partizanit për meshkuj të vitit 1968 me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Dekorime pati edhe për disa figura të shquara të atyre viteve.
Presidenti i Republiës së Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi ekipin e basketbollit Partizani për meshkuj të vitit 1968 me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin për përfaqësimin e basketbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se ndeshja ndaj ekipit kampion të italisë dhe Europës në atë kohë vendosi themelet e basketbollit shqiptar.
Ndër të tjera, Ilir Meta bëri thirrje për investim në sport pasi shërben për imazhin e vendit, por edhe angazhimin e të rinjve. Në këtë ceremoni presidenti Ilir Meta i dorëzoi kapitenit legjendar, Agim Fagu dekoratën e lartë “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”. Trajnerin Astrit Greva e dekoroi me “kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Vlerësime pati edhe për zotin Dodan Përmeti, Guxim Bekteshi, Edmond Moja dhe Spartak Boshnjaku./abcnews.al