Ilir Meta takim me Albin Kurtin

schedule19:31 - 27 Tetor, 2019

schedule 19:31 - 27 Tetor, 2019

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kreu i shtetit ka uruar liderin e Vetëvendosjes për suksesin e arritur në zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë.

“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen“, shkruan Meta.

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh./abcnews.al