Ilir Meta reagon nga burgu pas arrestimit: Ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj në pafajësinë time

schedule20:52 - 21 Tetor, 2024

schedule 20:52 - 21 Tetor, 2024

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë nga burgu pas arrestimit që iu bë këtë të hënë nga SPAK.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ndihet më i fortë se kurrë dhe se beson në pafajësinë e tij të plotë.

Reagimi i Ilir Metës:

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!