Ilir Meta në pranga/ Masë sigurie edhe për tre të tjerë, një prej tyre babai i deputetes së PL

schedule14:29 - 21 Tetor, 2024

schedule 14:29 - 21 Tetor, 2024

Përveç Ilir Metës, i cili u vu në pranga mesditën e kësaj të hënë, masa sigurie janë dhënë edhe për tre persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Pirro Xhixhon, i cili është lënë në arrest shtëpie, dhe detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun. Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, deputete e Partisë së Lirisë.

Meta u arrestua mesditën e së hënës pasi akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme. /abcnews.al