VIDEO/ Ilir Meta në pranga. Kreu i PL-së lë drejtorinë e Policisë, dërgohet në bllokun e sigurisë

schedule15:03 - 21 Tetor, 2024

schedule 15:03 - 21 Tetor, 2024

Ilir Meta po dërgohet në paraburgim. ABC News mëson se ish presidenti, kryetari aktual i Partisë së Lirisë do të shoqërohet në bllokun e sigurisë, pasi ndenji për disa orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Meta është vënë në pranga ndërsa po shkonte në selinë e tij.

Zyra e shtypit kishte njoftuar një dalje për mediat të Ilir Metës, në orën 13:40. Ka qenë BKH e cila ka kryer arrestimin e kreut të PL, i cili po udhëtonte me makinën e tij.

Meta është arrestuar me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani  për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!