Për me shumë se 3 orë e 30 minuta kreu i partisë së lirisë Ilir Meta u pyet në prokurorinë e posaçme. Ai dha sqarime në lidhje me hetimet që po kryen prokurori Sotir Kllapi pas rregjistrimit te dy kallëzimeve në një procedim te vetëm, ku i pari lidhet me shumën prej 700 mijë dollarë mbi lobimin e ish-partisë lëvizja socialiste për integrim dhe i dyti për nderhyrjet estetike që kanë kryer në një klinike private jashtë shqiperisë çifti Meta-Kryemadhi. Por ish-presidenti deklaroi se u pyet për gjëra që nuk kishin lidhje me të dhe sërish sulmoi drejtuesin e spak altin dumani duke hedhur akuza se ai bashkepunon me edi ramën.
Ndryshe nga bashkeshortja e tij që nje ditë më parë pranoi se u thirr në spak për të dhënë sqarime si person që ka dijeni pas kallëzimeve të rregjistruara në prokurori, Meta deklaroi se ishte thirrur si kundërshtar i Altin Dumanit.
Ndryshe nga herët e tjera, Meta nuk preferoi të qëndrojë gjatë përballë gazetarëve dhe rrefuzoi t’iu përgjigjej pyetjeve.
IlirMeta ka qenë dhe më herët në SPAK, ku është pyetur për hetimet mbi marrëveshjen e CEZ me kompaninë DIA në 2009-ën. Hetimet e SPAK lidhen me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.
Të mërkurën në prokurorinë e posaçme u pyet për më shumë se 5 orë Monika Krymadhi. Ajo dha sqarime si person që ka dijeni në lidhje me verifikmin e pasurisë, ndërsa pak kohë më parë spak ka ushtruar kontroll edhe në banesën e nënës së saj duke sekuestruar edhe një celular./abcnews.al