Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir Meta mbetet në qeli/ Demalia: Duhet të ketë material të fortë. Drejtësia nuk ka shifra, ka fajtorë ose jo

schedule18:38 - 27 Shkurt, 2025

schedule 18:38 - 27 Shkurt, 2025

Analisti Ilir Demalia, i ftuar në ‘ Tirana Live’ komentoi zhvillimet e fundit lidhur me dosjen Meta I cili do të vazhdojë të qëndroj në qeli.

Demalia u shpreh se përsa kohë kjo çështje vijon të shkojë kaq gjatë, do të ketë material të fortë. Demalia komentoi se drejtësia nuk është normë dhe se ky concept ndodh vetëm në sistemet totalitare.

“Përderisa cështja po shkon kaq gjatë, duhet të ketë ndonjë material të fortë. Mendoj që duhet t’ja lëmë gjyqit. Diskutimet e tjera janë të panevojshme. Ka vend për tu gjykuar edhe drejtësia, por kur të dali e gjithë çështja atëherë do të japim një vendim konkret. Shumë gazetarë lexojnë dosjet para se t’i hetojnë ekspertët. Diskutohen në studio televizive përpara se të hetohen nga prokurorët.

Drejtësia nuk është me normë, nuk ka plan. Plan ka pasur në komunizëm për të futur në burg. Këtu e kanë gabim. Nëse ky ka konceptin me realizim plani për të vendos drejtësinë kjo ndodh në sisteme totalitare. Drejtësia nuk ka shifra.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!