Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir Meta mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu

schedule18:08 - 6 Mars, 2026

schedule 18:08 - 6 Mars, 2026

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Kërkesa e Metës nuk u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka me arsyetimin se përfaqësuesit ligjorë të Metës hoqën dorë nga shqyrtimi i kësaj kërkese.

Meta ka depozituar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, ku ankimoi një vendim të mëparshëm të Apelit të GJKKO-së që e la në qeli.



Meta ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024 dhe po hetohet nga SPAK për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Dosja në ngarkim te Metes, ish-bashkëshortes se tij dhe 3 të pandehurve të tjerë ndodhet në gjykim paraprak ndërsa pritet që gjyqtarja Irena Gjoka të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim themeli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!