“Ilir Meta i ka kaluar të gjitha caqet”, gazetari: Për akuzat që ka, masa e arrestit është ajo që pritet

schedule23:42 - 25 Prill, 2024

schedule 23:42 - 25 Prill, 2024

TIRANË- Gazetari Fatos Mahmutaj ka dëshmuar në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro, dosje në të cilën janë të akuzuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sali e Shkëlzen Berisha.

Ai u mor në pyetje në lidhje me një intervistë, të cilën e ka zhvilluar me Vojsava Ismailaj në shkurt të vitit 2017, bashkëshortes së Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë.

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u pyet rreth asaj që ka dëshmuar në SPAK, por Mahmutaj nuk preferoi të japë shpjegime konkrete duke shtuar se intervista me zonjën Ismailaj është në “youtube” dhe të interesuarit mund ta ndjekin.

“Intervistën me zonjën Vojsava Ismailaj e kam realizuar më parë. Në internet e kam publikuar bruto. Të pacenuar. Janë të pjesë dhe i kam publikuar në internet. Ismailaj gjatë gjithë kohës ka akuzuar ish-presidentin Meta. Dhe se ishte larguar nga Shqipëria, sepse mendonte se do të ishte në presion nga Meta. Në SPAK jam pyetur për këtë intervistë, se si më ka kontaktuar zonja Ismailaj. Nuk do të doja ta komentoj, sepse intervista ështe publike. Zonja Ismailaj kontaktin e fundit në media e ka pasur me mua. Pra i fundit person që ka bëre një intervistë me të jam unë”, tha ai.

Më tej gazetari Mahmutaj thotë se Ilir Meta i ka kaluar të gjitha caqet me sulmet e kryera në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Ai beson se çështja ndaj Metës mund të ketë arritur deri në atë pikë, sa e vetmja gjë që pritet të zyrtarizohet është komunikimi i akuzës dhe masave shtrënguese të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme.

“Me këto presione i ka tejkaluar të gjitha caqet derisa ka arritur të gjitha caqet, duke sulmuar dhe kryetarin e SPAK, Altin Dumani. Çështja ka arritur në pikën e fundit ka mbetur vetëm komunikimi i akuzës. Për akuzat që ka, masa e arrestit është ajo që pritej”, tha ai/n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!