Ilir Kulla: Berisha “dogji” veten pasi i shpalli luftë SPAK-ut, nëse do paraqitej në gjykatë do ta kishte më të lehtë

schedule22:25 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 22:25 - 22 Dhjetor, 2023

TIRANË- Një ditë pasi Kuvendi i hoqi imunitetin, SPAK iu drejtua Gjykatës për miratim të masës së sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Për këtë kërkesë Gjykata do të shprehet më 26 dhjetor, ndërsa Berisha bëhet gati për t’u izoluar.

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në “Zonë e Lirë” tha se Berisha nëse do zbatonte masën e parë “detyrim paraqitje” do ta kishte më të lehtë betejën, por tani gjerat kanë ndryshuar dhe izolimi i tij në shtëpi do të zgjasë për një kohë të gjatë.

“Unë mendoj se Berisha do ta kishte më të lehtë, nëse në shkallën e parë do shkonte dhe nuk do t’i hapte luftë gjyqësorit”, tha ai.

Sipas tij, Berisha e ka dënuar veten me arrest shtëpiak pasi i ka shpallur luftë SPAK. Ai shtoi se nëse ish-kryeministri tenton ta thyejë këtë masë rrezikon burgun.

“Berisha e ka dënuar veten me arrest shtëpiak për kohë të gjatë, sepse e sfidoi SPAK-un. Unë mendoj se do jetë për kohë të gjatë në arrest shtëpiak dhe nëse i sfidon prapë, rrezikon masën e arrestit me burg”, tha Kulla./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!