Ilir Kerni zgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar të Baletit në Split të Kroacisë

schedule17:30 - 28 Shtator, 2019

schedule 17:30 - 28 Shtator, 2019

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit shqiptar artisti Ilir Kerni, është zgjedhur drejtor i Teatrit Kombëtar të Baletit në  Split të Kroacisë. Sipas një  postimi në rrjetet sociale  që ka bërë vetë  Kerni, postin drejtues do ta marrë zyrtarisht më 10 Janar të vitit të ardhshëm, me një mandat 3-vjeçar.

Drejtuesi ka marrë urime nga artistë të shumtë shqiptarë dhe të huaj  si edhe nga sopranoja shqiptare  me famë botërore Ermonela Jaho. Ilir Kerni ka mbajtur për më shumë se dy vjet postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!