Ilir Demalia në Provokacija: Jo vetëm aktor brilant, Rikard Ljarja një njeri me vlera të mëdha morale

schedule22:32 - 28 Prill, 2020

schedule 22:32 - 28 Prill, 2020

Përpara disa ditësh, u nda nga jeta Rikard Ljarja, një nga personazhet më të njohur të dekadave të fundit në Shqipëri, në botën shqiptare. Ka qenë një artist i kinemasë, i cili përgjithësisht e zhvilloi aktivitetin e tij në kohën e komunizmit. Pas përmbysjes së komunizmit, ai ka heshtur.

Sa herë që ka dalë ka folur përgjithësisht për gjëra që nuk kanë pasur të bëjnë me kinemanë. Ikja e tij la trishtim tek një pjesë e madhe njerëzish, mes njerëzve që e komentuar ikjen e tij ishte edhe publicisti Ilir Demalia, i cili gjatë një interviste në emisionin “Provokacija” foli për vlerat e Rikard Ljarjes si aktor, por edhe për vlerat e tij morale dhe si një njeri i kulturës.

Gjatë bisedës, ajo rreth të cilës këmbënguli fort Demalia ishte fakti që ,sipas tij, Rikardi veçse një aktor brilant ishte dhe një njeri me vlera të shumta morale dhe kulturore dhe për këtë ai dallon nga të tjerët.

Sipas publicistit Demalia, Ljarja fliste gjithmonë me modesti, nuk e shfrytëzoi kurrë emrin, dhe asnjëherë nuk e ka mohuar rolin që mund të ketë pasur në realizmin e filmave të realizmit socialist.

Rikardi, sipas tij, kishte një modesti të rrallë, vlera në bisedë dhe “asnjë herë nuk u shbë për të përfituar më tej.”

Pjesë nga intervista:

Mustafa Nano: Më bëri përshtypje fakti që pati më pak sesa prisja unë, shkrime që do nderonin apo do t’i bënin homazhe Rikard Ljarjes. Apo mu duk mua kështu?

Ilir Demalia: Ke plotësisht të drejtë. Sigurisht kjo është e trishtë. Edhe unë mendova që do të ketë shkrime. Unë kam folur këto ditë edhe me disa regjizorë. Nuk po përmend emra. Jo vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera të aktorëve që kanë pasur vlera modeli moral në lidhje me gjithë qëndrimin e tyre dhe me jetën e tyre. Pra, Riku ishte një nga këto.

Duke pranuar se në ato kohe prodhimet kinematografike ishin, në mënyrë të pashmangshme, të indoktrinuara nga regjimi, Demalia shton se ajo që dallonte Ljarjen është fakti që ai mundohej të fliste, me aq sa kishte mundësi.

Ilir Demalia: Edhe si anë morale publike flas. Diskutohet sot kinemaja letërsia, gjithë ajo që është krijuar në kohën e diktaturës. Pa dyshim që ajo ka qenë në pjesën më të madhe, 96 per qind, ka qenë një kinemotgrafi një art i indoktrinuar dhe i ideologjizuar. Nuk kishe nga të shkoje. Këta arstistë, sidomos Rikardi, kanë qenë njerëz që mundoheshin që të flisnin me gjëra të vogla. Aq ishte mundësia. Ajo që ndryshon sot nga artistët e tjerë është se Rikard Ljarja kurrë nuk është mburrur me veprat e tij, kurrë nuk i ka pompuar veprat e tij. Kurrë nuk e ka përdorur emrin e tij dhe kishte një emër të madh, qoftë gjatë dhe pas regjimit...Njeri i kulturës, njëri i punës. Kishte një modesti të rrallë, kishte vlera në bisedë. Rikardi ishte një aktor, marrëdhënien e tij me kameran e kanë pak aktorë shqiptarë.”

Mustafa Nano: Pyetja është, duhet të respektojmë ne si shoqëri, njerëzit që në kohën e komunizmit, në kohën e diktaturës kanë manifestuar një talent, të pazakontë, të madh. Edhe pse ata këtë talent e kanë vënë në shërbim të ideologjisë komuniste?

Ilir Demalia: Pyetje me vend. Për shkak jo vetëm të diktaturës, por edhe trashëgimisë kulturore, në nuk kemi arritur të prodhojmë gjëra, që jo të çudisim botën, por as në nivele mesatare. Në përgjithësi, letërsia dhe arti në vendin tonë kanë qenë mediokër. Vlera e Rikardit është se ai ishte realist, dhe nuk u mundua të falcifikohej, të manipulohej për të simuluar artin e tij. Unë sot urrej njerëzit që dje kanë qenë në shërbim të atij regjimi dhe sot duan të bëjnë disidentin. Kjo është vlera e Rikardit, plus vlerat e tij si një njeri i kulturuar, me një kulturë të epërme.

Mustafa Nano: Në qoftë se Rikardi nuk do të ishte kaq njeri i fisëm, në qoftë se nuk do bënte për vete për vlerat e tij humane dhe morale, ti sot për të do të thoshe ndonjë gjë?

Ilir Demalia: Do të thosha që ka qenë një aktor brilant, ka pasur një marrëdhënie me kamerën brilante. Pse veçon Rikardi? Sepse një njeri që ka një kod mormal, bëhet edhe shembull. Ai as dje as sot nuk pranoi kurrë që të shkojë dhe t’u ngjitet regjimeve. Sepse i njihte ashtu siç i njihnim ne. Le të kapim Kinostudion, le të kapim Tiranën që e njohim ne. Kush u çu dhe na dolën ata demokratët e parë, pikërisht ata që kishin qenë në shërbim të regjimit më shumë, pikërisht ish komunistat. Edhe demokracia që erdhi në dhjetor me ata dhjetoristat, 7 ishin ish-agjentë të 7 ishin komunistë. që këtu tregon moralin e njeriut. Sepse njerëzit që bëjnë kapërcime të tilla ata janë shumë të rrezikshëm. Dhe fakti është, ja ku jemi sot. Shihni çfarë ne pompojmë sot. Po t’i shohësh filmat, përsëri u binda se Rikardi ishte një aktor brilant.

Mustafa Nano: Në vitet ’90 ai nuk u përpoq të retushonte diçka nga jeta e vet. Në qoftë se Rikardi do ishte duke na dëgjuar tani ne, unë nuk e di nëse do të ishte i kënaqur po të dëgjontë që Ilir Demalia dhe shumë të tjerë fokusohen vetëm te ana e tij morale, ndërkohë që jeta e tij ka kaluar me filmin, ai do donte shumë që të veçohej edhe për këtë gjë.

Ilir Demalia: Unë të thashë që kishte vlera të mëdha si aktor, edhe si regjizor. Gjithmonë në aspektin e asaj që i është lejuar.

I pyetur nëse duhet patjetër të shihet edhe ana morale e njerëzve që krijojnë, Demalia shprehet se nuk po flet për jetën private të figurave publike, por duhet parë ana morale që ka lidhje me çështje publike.

Ai shton më tej:

“Unë do doja shumë që Rikardi, pas viteve ’90 të niste e të fliste e të jepte edhe qëndrime të veta lidhur me vendime publike. I kam thënë pse Kinostudio nuk flet, pse ti nuk flet, ai kishte një pastërti si fëmijë, po të thoshte një fjalë të keqe nuk e zinte gjume. Ishte njeri shumë shumë i çuditshëm nuk u besonte këtyre që erdhën, sepse i njihte siç i njihnim të gjithë. Ne nuk kemi rënë akoma. Kemi futur një konflikt të panevojshëm, dhe pas 30 vitesh jemi bërë shumë qesharakë me këtë komunistë anti-komunistë. Shoqëria jonë nuk e ka atë kolonë vertebrale morale, ne nuk kemi raport vlerash në shoqërinë tonë.”

Në përfundim të bisedës, publicisti Ilir Demalia theksoi edhe një herë që bashkë me talentin tek artistët si Ljarja apo Vaçe Zela një rëndësi të madhe ka edhe talenti edhe morali pasi ata nuk janë “shbërë” si njerëz për të përfituar, por jetuan një jetë modeste duke bërë atë që donin më shumë.

Ilir Demalia: Vaçe Zela, një zë brilant, kur shkoi me asamblin jashtë është quajtur Bilbili i Adriatikut. Njerëzit që kanë pasur një moral talent dhe nuk janë shbërë si njerëz për të përfituar. Shihni ku jetonte ai deri ditën para se të largohej për në jetën e përtejme. Mundohej të ishte i rregullt edhe pas rënies së komunizmit.Nuk shkoi të turret, të rregullojnë fëmijët, t’i bënte deputetë. Rikardi ka qenë një njëri që thoshte puno, puno. Duhet t’u japim vlera taleneteve që kanë qenë me të vërtetë talente. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!