Ilir Dajën e duan në Kuvajt, Kukësi merkato në Kosovë, Austri e Kavajë

schedule08:38 - 31 Korrik, 2020

schedule 08:38 - 31 Korrik, 2020

Ilir Daja e ka pranuar që Partizani është një opsion i mirë për të ardhmen e tij dhe pas një jave pritet të marrë edhe vendimin përfundimtar. Tekniku kryeqytetas i Skënderbeut pret të mësojë nëse do të ketë një vendim nga Gjykata Federale e Zvicrës për korçarët dhe nëse ndodh që dënimi të hiqet për klubin e Superiores, atëherë do të zgjatë bashkëpunimin me Skënderbeun.

Ndryshe Partizani e pret, por jo vetëm. E përditshmja sportive “Panorama Sport” raporton se Daja ka edhe një ofertë nga Kuwait SC. Kushte të mira financiare, nga një klub që e ka fituar 15 herë titullin kampion dhe që ka objektiva të rëndësishme për të arritur.

 

KUKËSI – Me emërimin e Skënder Gegës si trajner, nis edhe merkato e Kukësit. Në fakt drejtuesit kishin nisur nga puna dhe nën zë pranonin arritjen e marrëveshjes me një mesfushori qendre dhe ai është Albin Gashi. Floridsdorfer AC ka qenë skuadra e tij e fundit, në ligën e dytë austriake.

23-vjeçari ka qenë nën kontratë me Rapid Wiena, por është huazuar te Horn dhe Den Bosch (Holande, divizioni i dytë).  Gazeta e përmendur më lart raporton se Gashi ka nënshkruar për 3 vite me Kukësin dhe pritet të jetë gati për kupat e Europës.

Ardit Hila, aktualisht pjesë e Prishtinës, është një tjetër lojtar që Kukësi e ka kontaktuar, kurse mbrëmë në emisionin “Pressing” në ABC News u tha se Gega do në skuadër edhe Bruno Telushin. Vlonjatit i ka përfunduar kontrata me të kuqtë dhe ende nuk ka rinovuar.

Një tjetër lojtar që pritet të veshë fanellën e Kukësit është mesfushori me tipare sulmuese, Iran Goncalves Junior. Braziliani ka spikatur me Besën në Kategorinë e Parë, duke shënuar 12 gola. Tani ai do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në Superiore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!