Ilir Daja do të vazhdojë karrierën e trajnerit në kryeqytet. Prej kohësh është folur për një kalim të tij te Partizani dhe ashtu do të ndodhë.
53-vjeçari i dha fund bashkëpunimit me Skënderbeun ditën e djeshme dhe do të marrë drejtimin e “Demave të Kuq”.
“FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit”, lexohet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Partizani, me anë të një njoftimi për mediat, bën me dije se klubi do të prezantojë trajnerin e ri nesër në orën 11:00.
Ai është Daja, i cili ka fituar titullin kampion me tre skuadra të ndryshme në Superiore: Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun. /abcnews.al