Ilir Daja: Sot sulmuam me 8 lojtarë, Partizanit tim i mungon një “pykë”

schedule18:18 - 3 Prill, 2021

schedule 18:18 - 3 Prill, 2021

Vllaznia-Partizani përfundoi në barazim pa gola. Një pikë pozitive për “Demat” e Ilir Dajës, të cilët ndodhen dy pikë larg kreut, aty ku është ngjitur Teuta. Trajneri i ekipit kryeqytetas foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku analizoi duelin e luajtur në Shkodër dhe paraqitjen e Partizanit.

Kishim ardhur këtu për të respektuar Shkodrën për atë që ka bërë. Në pjesën e parë duhet t’i kishim shfrytëzuar situatat përpara portës. Era e fortë ndikoi pak në ndërtimin e aksioneve, për ne edhe për Shkodrën, nuk po justifikohem.

E ulëm pak ritmin në pjesën e dytë, nuk ishim të fortë në sulm. Durrësi ka 13 barazime dhe ka kaluar në krye. Shumë barazime në këtë kampionat, por përballë kishim Shkodrën, që është me meritë aty ku është.

Nuk janë vetëm lojtarët e sulmit që bëjnë lojën e sulmit, duhet mbështetje edhe nga mesfushorët. Bardhi dhe Murataj duhet të shtyjnë në zonën e golit. Sot e kishin për detyrë, por nuk e bënë me forcën e duhur, edhe pse luajtën një ndeshje shumë të mirë.

Në sulm kemi lojtarë krahu, kanë luajtur në linja anësorë gjatë pothuajse gjithë karrierës së vet. Nuk është e thjeshtë të përshtaten në majë të sulmit. Një qendërsulmues natyral do na ndihmonte për të krijuar hapësira. Sot shfrytëzuam gjithë potencialin sulmues, kemi pasur 8 lojtarë ofensivë në fushë, por nuk e kemi një qendërsulmues klasik.

A do bëja të njëjtat lëvizje në merkato? Merkato e janarit nuk të afron shumë hapësira. Po bëjmë mirë me një kontingjent me cilësi, por lojtarët po sakrifikojnë duke luajtur edhe në pozicione të tjera“, përfundoi Ilir Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!