Ilir Daja me Covid-19, ky ishte lajmi i dalë në orët e para të ditës së sotme, që merr përgënjeshtrimin e klubit të Partizanit. Në kampin e kuq u shfaqën të habitur për diçka të tillë dhe e mohuan, sikurse edhe vetë Ilir Daja, në komunikimin që abcnews.al pati në momentin që lajmi nisi të qarkullonte.
Duke parë zhurmën e krijuar, te Partizani e kanë parë të udhës të dalin edhe me një komunikatë: “Duke marr shkas nga lajmi që po qarkullon sot në disa media vizive dhe ato të shkruara, të cilat njoftojnë se trajneri ynë Ilir Daja është infektuar me Covid-19, saktësojmë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.
FK Partizani garanton se trajneri Ilir Daja gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht është prezent në hotel i grumbulluar së bashku me ekipin për sfidën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
I tërheqim vëmendjen mediave të caktuara të jenë më të përgjegjshëm dhe profesionist në informacionet që përcjellin. Në çdo moment të kontaktojnë strukturat përkatëse të klubit FK Partizani”. / abcnews.al