Ilir Daja flet hapur: Kënaqësi të drejtoj Partizanin, oferta është e mirë

schedule15:32 - 30 Korrik, 2020

schedule 15:32 - 30 Korrik, 2020

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes me Partizanin u ngacmua në lidhje me të ardhmen e tij dhe ai nuk ngurroi ta shprehte se kalimi në krye të të kuqve është një opsion, madje shumë i mirë. “Kemi bërë një kampionat të vështirë, arritëm të dilnim në vendin e katërt në një kampionat të çuditshëm. Duhen problemet që kemi pasur.

Ia dedikoj Korçës këtë fitores, presidentit dhe gjithë djemve këtë sukses. Kanë pasur shpirt skuadre, pasi janë djem të shkëlqyeshëm. Është një qytet që të mbështet për të punuar. Uroj të vijë një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale e Zvicrës. Skënderbeu i duhet Shqipërisë, pasi na ka prezantuar mirë në arenën ndërkombëtare”, tha fillimisht Shehi, i cili më pas foli për opsionin Partizani.

“Të jesh në vëmendjen e Partizanit, sigurisht që është një bonus shumë i madh. Unë kam drejtuar dy nga skuadrat e kryeqytetit, Dinamon dhe Tiranën. Kështu që një tjetër ekip me goxha traditë i futbollit shqiptar është Partizanit. Nëse arrihet një akord, do ishte kënaqësi të drejtoja Partizanin.

Sot jam trajner i Skënderbeut. Kam respekt për ju, më lini ta shijoj pjesën e Skënderbeut dhe të pushoj këtë javë. Më pas do të mësoni cilin ekip do drejtoj. Pjesa e vështirë ka qenë që nuk ka ardhur vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës. Partizani është një mundësi shumë e mirë, është një ofertë për t’u respektuar në maksimum”, tha Daja në mbyllje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!