Ilir Daja drejt zyrtarizimit tek Flamurtari

schedule22:31 - 19 Qershor, 2018

schedule 22:31 - 19 Qershor, 2018

Trajneri i  ri i Flamurtarit do të jetë Ilir Daja. Në një takim të zhvilluar në Vlorë mes klubit dhe ish-trajnerit të Skënderbeut, palët duket se kanë rënë dakord për të firmosur kontratën dy-vjeçare.

Nuk ka ende një prezantim zyrtar të trajnerit, por gjithçka është mbyllur.  Ilir Daja drejt zyrtarizimit tek Flamurtari.

Klubi dhe trajneri tiranas janë në detajet e fundit.

Ish-trajneri i Skënderbeut zhvilloi një takim me drejtuesit e Flamurtarit dhe administratorin Sinan Idrizi, ndërsa pritet që kontrata të jetë dy-vjeçare.

“Jemi duke diskutuar në parim për një bashkëpunim të mundur ndërmjet Flamurtarit. Besoj se në një të ardhme të afërt do të merret një përgjigje”.

Pas takimit në Vlorë dhe dakordësinë e palëve është vendosur tashmë edhe fati i ekipit vlonjat. Trajneri i tyre i ri do të jetë Ilir Daja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!