24 orë nuk kanë qenë mjaftueshëm për mbrojtësit ligjorë të Ilir Beqaj, për t’u njohur me dosjën e prokurorisë së posacme për arrestimin e tij. Në seancën e nisur prej orës 09:00, ata kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen në fjalë, cka solli shtyrjen e seancës me pak orë. Ish ministri Beqaj pritet të njihet me masën e sigurisë të shtunën në 12:30, e kërkuar nga SPAK, me dyshimin për korrupsion.
Beqaj u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK, me akuzën për abuzim me fondet e SASPAC. Sipas prokurorisë ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e derjtorit të agjensisë shtetërore të programave strategjike njohur ndryshe si SASPAK ka ngritur një skemë të mirifilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.
Përveç Beqajt në pranga janë vënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kërtulaj dhe Alfred Naikolla. Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Gazmend Haxhinë dhe Elton Marinin ndërsa në gjendje të lirë do të hetohen Bledar Leka e Bjona Zijaj. Ndaj ish-ministrit Beqaj dhe personave të tjerë spak ka ngrituar disa akuza, duke nisur nga ajo e korrupsionit, fshehjes apo mos deklarimit të pasurisë, shkeljes së barazisë në tendera dhe mashtrimit. Beqaj në kohën që drejtonte agjensinë ka organizuar të paktën tetë tendera për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuar në vitin 2023, por në të vertëtet ato nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive, për efekt dokumentacioni dhe pagese.
Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin Gzona që drejtohej në hije nga ish ministri. Shërbimet e prokuruara në disa raste jepeshin vetë nga personat nën hetim dhe më pas faturat I lëshonin subjekte të tjera fiktivisht. Hetimi gjithashtu tregoi se nëpërmjet restorant “Gzonës” e drejtuar në mënyrë të fshehur nga Beqaj, subjekte private kanë dhënë para në forëm e blerjes të konsideruar si ryshfet nga Prokuroria. SPAK thotë se ka dokumentuar që Ilir Beqaj ka fshehur pronësinë e këtij restoranti, një makine si dhe vlerat e investuara te restoranti, në shumën prej rreth 56 mijë euro.
Sipas SPAK restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator emër tjetër është pronë e fshehur e Beqajt. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj. Por sipas SPAK Beqaj është larguar ‘de jure’ nga ky biznes pasi në të vërtetë vijonte të kishte kontrollin përmes Ermal Kurtulajt. Gjithashtu, sipas njoftimit të bërë publik nga spak, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë deklarim të rremë pasurie në lidhje me pronësinë e Restorant Gzona si dhe të një automjeti të rregjistruar në emeër të Kurtulajt që në të vërtetë është pronë e ish-ministrit.