Dinamo ka zyrtarizuar dy afrime në fundin e merkatos dhe bëhet fjalë për dy emra të spikatur.
Mbrojtësi Ilir Allmuça, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit më parë te Dinamo, është rikthyer në shtëpi.
Anësori i majtë vjet ishte titullar fiks tek Egnatia në Superiore dhe tani do të luajë me Dinamon sërish.
Blutë e kryeqytetit kanë afruar edhe sulmuesin Redon Danaj, i cili me Besëlidhjen vjet shënoi 17 gola në Kategorinë e Parë. Lezhjani ka firmosur për tre vite. / abcnews.al

