Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ilda Lelo mbron titullin, shpallet kampione bote për femra në Kick Box

schedule12:34 - 1 Maj, 2023

schedule 12:34 - 1 Maj, 2023

Sportisja shqiptare e Flamurtarit, Ilda Lelo, ka mbrojtur në pallatin e sportit në Vlorë titullin WKU për femra në kickbox dhe u shpall kampione bote për peshën 62.5 kg.

Ajo arriti të fitonte përballë sportistes turke, Tugba Gyl Bozkya pas pesë raundesh.

Kjo fitore i ka dhënë mundësinë Lelos të mbrojë titullin e kampione së botës për herën e dytë. Mes emocioneve, Ilda Lelo u  shpreh e lumtur për suksesin e saj, ndërsa edhe trajneri i saj Alban Alikaj e quajti këtë mbrëmje të mrekullueshme.



Ai shpreson që kjo fitore të pasohet me të tjera çmime të rëndësishme./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!