Qindra qytetarë përfshirë miq, familjarë dhe student të Universitetit La Sapienza i dhanë mesditën e kësaj të hënë lamtumirën e fundit Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22 vjeçare që u vra nga ish i dashuri i saj filipinez, 23 vjecari Mark Samson.
Dhjetëra kurora me lule, mesazhe prekëse dhe pankarta u vendosën përballë pallatit ku jetonte 22 vjecarja shqiptare n. Në këto pankarta shkruhej “Nuk duam të humbasim një motër tjetër”, “Dua të jem e fundit” si dhe “Ndalini vrasjen e vajzave”. Kortezhi i trupit të pajetë të 22 vjeçares u shoqërua nga familjarët dhe miqtë drejt banesës së fundit, ndërsa nëna e të resë Gëzime Sula thërriste emrin e të bijës mes lotësh.
Në shenjë zie, flamujt në ndërtesat komunale u ulën në gjysmështizë me urdhër të kryebashkiakut të Ternit, ndërsa në Universitetin La Sapienza në Romë, ku Ilaria studionte shkenca statistikore, mësimi u pezullua në nderim të saj. Babai i Ilaries ka falënderuar qytetin, institucionet dhe të gjithë ata që kanë treguar solidaritet me familjen në këtë tragjedi.
Ilaria Sula, studentja shqiptare 22 vjecare u vra ne 25 mars nga ish I dashuri I Saj shtetasi Filipinez Mark Samson i cili futi trupin e të resë në një valixhe dhe e hodhi atë në një zone të pyllëzuar rreth 40 kilometra larg romës. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë ndërsa policia po merr në pyetje prindërit e 23 vjecarit të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtor në krim.
/ abcnews.al