“Ilaçet po e humbin efektin”/ Mjekët: Keqpërdorimi i antibiotikëve po fuqizon bakteret

schedule13:32 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 13:32 - 1 Dhjetor, 2024

Keqpërdorimi i antibiotikëve po bën që shumë mikroorganizma të mos i përgjigjen më këtyre barnave  duke e bërë të vështirë trajtimin e shumë infeksioneve bakteriale.

Rezistencën antimikrobike Organizata Botërore e Shëndetësisë  e ka  shpallur  një ndër kërcënimet  kryesore të shëndetit publik dhe i bën thirrje  qeverive të marrin masa për ta ndaluar ndërsa shoqërive për tu ndërgjegjësuar.  Në një kohë që  një studim i kryer në 14 shtete nxorri në pah  mbipërdorimin e antibiotikëve.

Në Shqipëri  më shumë se  gjysma e popullsisë sipas OBSH kanë marrë antibiotikë 12 muajt e fundit  edhe për dhimbje fyti, kollë apo simptoma të ngjashme me gripin. Ndryshe nga sa thonë mjekët  56% e të anketuarve mendojnë se  antibiotikët japin efekt mbi viruset ndësa  shumë të tjerë nuk kishin dijeni mbi rrezikun që sjell pëdorimi pa kriter i tyre.

Rreth 44% e qytetarëve në vendin tonë  treguan se  kanë marrë antibiotik me përshkrimin e mjekut, por pa bërë një analizë  për të zbuluar se  çfarë e shkakton sëmundjen.  15% e kishin blerë në farmaci pa recetë dhe  1% kanë përdorur një recetë të mëparshme.

Organizata Botëore e Shëndetësisë thekson nevojën për veprime të shpejta  pasi  vlerëson se për më shumë se 39 milionë vdekje deri në vitin 2050 do të jenë përgjegjëse infeksionet nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!