Ilaçet kontrabandë, Jakaj: Janë të nevojshme, ndryshimet në ligj sollën mungesa në treg

schedule21:56 - 23 Shkurt, 2022

schedule 21:56 - 23 Shkurt, 2022

Ndryshimi i ligjit të barnave në vitin 2014 solli pasoja në tregun farmaceutik shqiptar. Kështu u shpreh mjeku Besnik Jakaj në emisionin “Bardh a Zi” në Abc. Ilaçet kontrabandë në shumë raste sipas tij janë të nevojshme sepse ka mungesa në treg. Në të njëjtën kohë ai mbështet dhe dënon mungesën në treg të ilaçeve pa patentë.

“Në shumë raste ilaçet kontrabandë janë të nevojshme sepse janë mungesa në treg për shkak të ndryshimeve që u bënë në ligj. Gjasme për të ulur çmimet lejoi importet paralele.  Duke ikur disa kompani të krijohet vakum i patentave dhe barnave specifike. Shqipëria s’ka volum të qarkullimit të barnave madhor, shumë kompani rrinë më shumë për interes human. U larguan këto kompani krijohet vakumi”, u shpreh ai.

Kompanitë që po lulëzojnë? “Turqia, ka dhe nga rajoni”, shtoi Jakaj.

Sipas tij ndërhyrja në ligj ka stimuluar kontrabandën e ilaçeve,.

“Duhet të kuptojmë dhe një gjë. Shqetësimi i madh te unë është ndërhyrja te ligji  se ka stimuluar kontrabandën. Ka sjellë mungesa në treg që sjell kontrabandë.  Paketimi është shqetësim te kontrabanda. S’ka kushte“, tha Jakaj.

“Agjencia e barnave ka marrë masa dhe ka luftuar çdo ditë. Agjencia merr të dhëna nga QKB dhe veprimtaria inspektuese bazohet në inspektimin e çdo subjekti farmaceutik. Inspektimet kryhen në portalin e inspektimi. Inspektimet kryhen të planifikuara të programuara, çdo javë. Farmacitë janë të përjashtuara nga njoftimi”, tha Besiana Xhelilaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!