Ilaçe me listë për të mos vdekur

schedule15:40 - 26 Mars, 2022

schedule 15:40 - 26 Mars, 2022

Farmacistët në Gjirokastër shprehen se lista e borxhlinjve nuk është një fenomen vetëm në dyqanet e ushqimeve, por edhe në atë të ilaçeve.

Frika nga pasojat fatale që mund të ketë mungesa e medikamenteve detyron farmacistët t’ u vijnë në ndihmë, kryesisht të moshuarve.

“Kemi debitorë janë klientë të rregullt, që kemi besim dhe për ndonjë që s’kemi besim bëjmë lëshime. Më shumë moshat e treta dhe njerëzit, që s’janë në marrëdhënie pune. Ka plot borxhe, ka që I sjellin kanë dhe që nuk i kthejnë”, thotë farmacisti Gramoz Braja.

Për shkak të krizës shumë të moshuar po rrezikojnë shëndetin. Ka prej tyre që nuk mund të blejnë dot ilaçet.

“Pensionet janë zero, s’arrijnë as për ilaçe as për gjë. 120 mijë lekë marr. 60 mijë dita ujë, 50-60 mijë ilaçe, s’më ngelet asgjë. Më ka ndodhur mos marr ilaçet disa here, s’kemi lekë.”

“Marr 140 mijë lekë. I shohim gjërat me sy dhe si marrim dot. Dua 60 mijë për drita e ujë dhe 40 mijë për ilaçe. Çdo bëj me 40 mijë që më mbeten. ka pasur raste që prej vështirësisë ekonomike Disa herë i kam lënë pa marrë ilaçet ose kemi marrë dhe borxhe.”

Komentojnë dhe ndihmën që i ka akorduar qeveria prej 3 mije lekësh. “Ai ngre çmimet, pensionet nuk i ngre. Gjoja do na japë 30 mijë lekë.”

Shumë prej 3 mijë lekësh do të nis të shpërndahet në prill dhe do të jepet për 3 muaj. /abcnews.al