Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Il fumo”.
I riu u arrestua pasi tregtonte cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Ndërkaq, u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas, të cilët gjithashtu tregtonin cigare puro të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.
Operacioni i finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës./abcnews.al