“Iku pa më folur”, Low: Ozil më zhgënjeu shumë kur u largua, do e takoj dhe do i kërkoj llogari

schedule17:36 - 30 Qershor, 2021

schedule 17:36 - 30 Qershor, 2021

Në vitin 2018 pas eliminimit të turpshëm në grupe nga Botërori, Mesut Ozil u vu në qendër të kritikave nga tifozët për paraqitjen e tij të dobët si dhe për faktin se postoi foto me presidentin turk Erdogan me përshkrimin “Presidenti im”.

Pas kësaj ai vendosi menjëherë të dorëhiqej nga kombëtarja dhe ëtë duket se e ka bërë u konsultuar me askënd, madje as me trajnerin Joachim Loë. Ky i fundit i është rikthyer largimit të mesfushorit të Fenerbahce dhe shprehet se pësoi një zhgënjim kur mori vesh largimin e Ozil.

“Mesut Ozil u largua nga Kombëtarja pa u konsultuar me mua dhe ky veprim ishte zhgënjim i madh njerëzor për mua. Do të vijë koha që ne do flasim ose do takohemi me njëri-tjetrin. Në një moment, kur ai të vijë, do diskutojmë dhe do lëmë gjithçka ka ndodhur mes nesh menjanë”, u shpreh Low. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!