“Ikni ore, më lini rehat”/ Zbardhet dosja hetimore, si u plagos efektivi i policisë gjatë patrullimit

schedule12:44 - 22 Shtator, 2023

schedule 12:44 - 22 Shtator, 2023

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet, ku mbeti i plagosur një efektiv i forcave “Shqiponja” që ishte në shërbim.

Nga referimi  që policia ka bërë në prokurori për këtë ngjarje, janë mësuar disa detaje të tjera.

Ngjarja e cila ndodhi në datën 20/09/2023 në orën 18:57, në rrugën “Hysen Xhura” pranë kompleksit “Xhura” në zonën e Kinostudios, nisi me pikasjen që efektivi i policisë i bëri autorit, Klered Buzhani.

Teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me 3 kolegë të tjerë, Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, Ted Koldashi konstatojnë 40-vjeçarin,  i cili ishte veshur sportiv. Pasi pa prezencën e policisë shtetasi është larguar me nxitim.

Efektivët i bënë thirrje që ai të ndalonte, por Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe është larguar.

Edlir Alleshi së bashku me një prej kolegëve janë vënë në ndjekje të personit, i cili është futur në hyrje të një pallati nr.50 dhe në këtë moment ai ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Alleshit, i cili për pasojë mori plagë në bark.

Pas këtij momenti, kolegu tjetër , i ka ardhur në ndihmë Alleshit së bashku me pronarin e një lokali aty pranë dhe e kanë transportuar atë në Spitalin e Traumës.

Pjesë nga dosja:

Me datë 20.09.2023, rreth orës 18.57 min, nga punonjësit e repartit “shqiponja” është berë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, se gjati ndjekies së një personi në rrugën “Hysen Xhura”, Tiranë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, ku si pasojë është plagosur një efektiv policie.

Menjëherë pas  marrjes së njoftimit është formuar grupi hetimor, i përbërë nga oficerë të policisë gjyqësore, ekspert kriminalist, ku nga veprimet hetimore paraprake si kqyria e vendit të ngjarjes, deklarimet e punonjësve të policisë, kqyrja e kamerave të sigurisë et) ka rezultuar se, me datë 20.09.2023, punonjësit e policisë të repartit “Shqiponja”, Edlir Alleshi, Tedi Koldashi, Sokol Mullaj dhe Ardion Shukullari, kane qenë të planizuar me shërbim turni i dytë, në territorin e Policisë nr. 4 Tiranë, me mjete motorike.

Rreth orës 18:50 min, punonjësit e policisë të sipërcituar kanë patrulluar me motor, në zonën afër kompleksit “XHURA”. Gjatë patrullimit, te lulishtja e kompleksit punonjësit e policisë Edlir Alleshi dhe Tedi Koldashi kanë konstatuar duke ecur ne këmbë nië person të seksit mashkull (i moshës rreth 40 vjec, i gjate rreth 180 cm, i veshur sportiv, me kapele të zezë në kokë), i cili pasi ka konstatuar prezencën e policisë, është larguar me nxitim, çka ka bërë që punonjësit e policisë të dyshonin.

Punonjësit i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por personi i ka thëne “ikni ore, ne lini rehat” dhe është larguar duke mos ju bindur urdhërit të tyre. Punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij personi, i cili është futur në hyrjen e një pallati (nr 50) dhe në këtë kohë personi që ato po ndiqnin ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të punonjësit të policisë Edlir Alleshi, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë një plagë në trup (bark).

Në këtë kohë, punonjës tjetër i policisë Ted Koldashi, i ká ardhur në ndihmë kolegut të tij Edlir Alleshi, dhe sëbashku me pronarin e një lokali afër vendit të ngjarjes, kanë transportuar të dëmtuar në Spitalin e Traumes, Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!