“Ikni nga ky vend”, pas deklaratës së kampionit Ilirjan Suli reagon trajneri i peshëngritjes: I jepni një pension

schedule14:20 - 1 Maj, 2021

schedule 14:20 - 1 Maj, 2021

Prej disa ditësh në media po qarkullon një deklaratë e kampionit të peshëngritjes, Ilirjan Sulit, i cili me plot dhimbje tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin dhe këshillon të rinjtë shqiptarë të lënë sa më shpejt vendin e të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht.

Për këtë ka reaguar ditën e sotme në emisionin “Nuk është karantinë” trajneri i peshëngritjes Kreshnik Lekaj.

Ai ka bërë thirrje që shteti duhet ta ndihmojë, pasi nuk mund ta lërë një sportist të atij niveli në atë mënyrë.

Sipas Lekajt, edhe Federata është e mendimit që Sulaj duhet të marrë të paktën një pension modest.

Kemi qenë një brez, ai është dy vjet përpara meje. Fati im i keq është se e kisha kundërshtar dhe ishte i pathyeshëm. Ilir Suli ka arritur në Olimpiadën e Sidnei të vitit 2000, i pesti në olimpiadë dhe kjo absolutisht është dalja më e mirë për një sportist shqiptar.

Më vjen shumë keq për situatën që është tani. Unë të them shembuj të disa shteteve ballkanike që nuk i lënë sportistët ashtu. Një sportist i atij niveli që ka dhënë për Shqipërinë, për vendin, për flamurin, normalisht unë mendoj që duhet të ndihmohet nga shteti.

Ai duhet të ketë një pension për jetë, të paktën edhe modest që të mos shkoj puna deri aty. Kjo është një gjë e përsëritur, pasi nuk është vetëm Ilir Suli dhe ka ndodhur dhe mund të ndodhi prapë dhe me sportist të tjerë. Kemi biseduar në federatë dhe të gjithë janë të të njëjtin mendim se asnjë sportist elitar që jep shumë për vendin nuk duhet të përfundoj në atë mënyrë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!