Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ikni menjëherë”, dhe Gjermania u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

schedule14:10 - 12 Shkurt, 2022

schedule 14:10 - 12 Shkurt, 2022

Lufta duket se është çështje ditësh në Ukrainë, ndërsa kamë nisur evakuimet. Perëndimi ka lajmëruar qytetarët e saj të largohen menjëherë nga vendi. Edhe Shqipëria iu bashkua sot thirrjes, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë që ndodhen atje të largohen sa më parë.

Pak minuta më parë edhe Gjermania i ka lajmëruar qytetarët që të largohen nga Ukraina nëse është e mundur.

Lexo edhe: Sot po kërkon ta shtypë me ushtri, pse Rusia nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë e Ukrainës?

“Nëse jeni aktualisht në Ukrainë, kontrolloni nëse prania juaj është e detyrueshme. Nëse jo, largohuni me një njoftim të shkurtër”, tha të shtunën Ministria e Jashtme. U njoftua gjithashtu mbyllja e përkohshme, por e menjëhershme e Konsullatës së Përgjithshme të Donetsk, me qendër aktualisht në Dnipro. Konsullata e Përgjithshme do të zhvendoset në Lviv dhe kështu në perëndim.

Ambasada në Kiev do të mbetet e hapur për momentin, por stafi do të reduktohet. Sipas ministrit të Jashtëm, kjo vlen edhe për institucionet gjermane si KfW, Shoqata për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe mësuesit gjermanë. Sipas Baerbock, familjarët e stafit të ambasadës duhet të largohen gjithashtu nga vendi.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta diplomatike që synojnë parandalimin e një pushtimi rus, SHBA dhe aleatët e saj aktualisht po marrin masa paraprake në rast të një përshkallëzimi të afërt në Evropën Lindore. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken filloi tërheqjen e stafit nga ambasada amerikane në Kiev, fillimisht në baza vullnetare, në fund të janarit. Edhe Britania po asahtu u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!