“Ikni ju, unë do marr taksi”, Acerbi befason fëmijët

schedule14:49 - 12 Tetor, 2019

schedule 14:49 - 12 Tetor, 2019

Francesço Acerbi ka kaluar para disa kohësh një problem shëndetësor (kishte tumor në organet gjenitale) dhe vijon të luajë futboll, madje në nivele të larta. Mbrojtësi i Lazios është i ftuar me kombëtaren e Italisë, që sonte pret Greqinë në Romë. Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini ka shfrytëzuar kohën e lirë për të vizituar fëmijët e “Bambin Gesu”.

Autografe, biseda dhe lojëra të ndryshme për t’u dhuruar buzëqeshje fëmijëve. Kur po bëheshin gati të largoheshin, Açerbi ka dalë kundër rrymës, duke treguar dhembshurinë për fëmijët e vegjël. Alessandro Iapino, përgjegjësi i zyrës së shtypit të spitalit pediatrik “Bambino Gesu”, ka zbuluar veprimin e  Açerbit.

“Nuk më intereson, ata madje mund të shkojnë. Unë marr një taksi dhe pa mbaruar së takuari fëmijët nuk më plas që të iki”, është shprehur mbrojtësi i Lazios, kur shokët e tij u kanë thënë fëmijëve që duhet të largohen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!