IKMT nis sot shembjen e banesave, banorët mblidhen në protestë: Të na tregojnë projektin

schedule08:00 - 17 Shkurt, 2020

schedule 08:00 - 17 Shkurt, 2020

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur këtë mëngjes, pasi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se do të nisë prishjen e godinave.

Ndërtesat që do të prishen preken nga nga projekti i Lotit të dytë. Gazetari Maksi Rama ndodhet në zonën e Unazës, ndërsa raporton për Abc News se deri në këto momente ende nuk kanë mbërritur forcat e policisë dhe mjetet e IKMT.

Ndërkaq, në mbështetje të banorëve është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Një prej banorëve shprehet se u është bërë një komunikim verbal ditën e enjte, ku u është thënë se deri të hënën në mëngjes duhet të boshatisin banesat pasi do të shemben.


“Këtu nuk mund të bëhet fjalë për një shtet ligjor, por bëhet fjalë për një bandë që do të grabisë pronat tona. Këta vijnë tamam si banda. Ne na karnë ardhur të enjten dhe na thanë lironi banesat se do të shemben. Loti i dytë ka një specifikë të veçantë, se nëse në lotin e parë kishin leje, dhe ne nuk kemi leje por jemi në proces që në 2006 u jep atyre mundësi të na grabisin. Ne nuk jemi në kundërshtim me projektin, nuk kemi dalë të bëjmë luftë me policisë. Ne kërkojmë projektin që nuk ekzistn. Lejen e ndërtimit të rrugës që nuk ekziston. Këta na moojnë çdo të drejtë. Kemi paguar taksa kokëm më kokërr. Dëgjomë shumjë zaptues, ne tokët e kemi blerë me lekë, nuk ia kemi vjedhur njeriu. Zoti Erion Veliaj është njeriu me i korruptuar, nuk ka bërë një dëgjesë të vetme. Këta nuk kanë streha, ata të tërmetit janë jashtë. Ne kërkojmë një projekt, një leje. Ne nuk kemi luftë me policinë. Ne kërkohemi çdo ditë nga këta banditë”, shprehet banori për Abc News.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!