Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht për shpërdorim detyre kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredinin.
Përmes një njoftimi për shtyp IKMT thotë se Nuredini me veprimet apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit deklaron se është i vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë me prioritet zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrotjura me ligj./abcnews.al