IKMT aksion për prishjen e ndërtimeve në bregdetin e Radhimës

schedule12:05 - 27 Shtator, 2019

schedule 12:05 - 27 Shtator, 2019

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit ka nisur një aksionin për prishjen e disa objekteve në zonën e Radhiqes në Vlorë.

Gjatë aksionit nuk ka pasur konflikte, por përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar të njihen fillimisht me projektin e rikualifikimit urban të zonës.

Objektet që do të prishen janë biznese në zonën 4 të bregdetit dhe deri në Orikum numërohen 60 të tilla.

IKMT ka njoftuar se aksioni ka për qëllim të lirojë hapësirën për të vënë në zbatim projektin e bregdetit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!