Shembja e objekteve pa leje, pronarët përplasje fizike me punonjësit e IMT-së dhe FNSH-së

schedule14:24 - 10 Qershor, 2020

schedule 14:24 - 10 Qershor, 2020

Një debat i ashpër që degradoi deri me prekje fizike ka ndodhur në Velipojë mes punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, FNSH-së dhe pronarëve të objekteve të ndërtuara në këtë bregdet.

Këta të fundit kundërshtuan aksionin e prishjes së objekteve që kanë ngritur në plazh.

Mes pronarëve spikati dhe prezenca e kreut të PD-së në Velipojë Nikoll Marku i cili ka dhe një lokal.

Këto objekte dhe lokale sezonale që shërbejnë gjatë muajve të verës janë ngritur pa leje.

Pronarët e bizneseve thonë se për aksionin nuk janë lajmëruar më herët.

“Po na hiqni bukën e fëmijëve, nuk kemi marrë njoftim zyrtar”, thotë një prej tyre.

Gjithsesi policët u bënë gardh dhe nuk lejuan më ndërhyrjen e tyre. Objektet u shembën.

Të tjera objekte pa leje u prishën dhe në Karaburun por me sa duket nga pamjet poseduesit e tyre nuk do kenë patur informacion për aksionin e IMT-së, dhe nuk ishin prezent.

Inspektori Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!