IKMT aksion në Velipojë/ Do të prishen rreth 40 objekte pranë vijës bregdetare

schedule11:14 - 22 Prill, 2024

schedule 11:14 - 22 Prill, 2024

IKMT ka nisur një aksion këtë të hënë për prishjen e disa objekteve pranë vijës bregdetsre në Velipojë. Gazetari Simon Shkreli se nuk ka pasur kundërshti nga ana e pronarëve.

Ai thotë se bëhet fjalë për disa objekte që nuk kanë kontratë me bashkinë për të shfrytëzuar këtë hapësirë.

“Bëhet fjalë për objekte në zonën e rërës që nuk kanë kontratë me bashkinë për të shfrytëzuar këtë hapësirë. Edhe në pjesën tjetër, në vijën e parë në afërsi të rërës, pritet të ketë një projekt për zgjerimin e rrugës. Disa janë mure rrethuese, tenda apo objekte të tjera të përkohshme. Deri tani nuk ka pasur reagim të pronarëve. Pjesa më e madhe kanë filluar t’i çmontojnë. Ka pasur një konsensus me IKMT.”, raportoi gazetari.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!