“Iki me kujtime të bukura”, Jasir Asani përshëndetet me “demat e kuq”

schedule20:56 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 20:56 - 22 Dhjetor, 2019

Jasir Asani është huazuar nga Partizani tek suedezët e AIK dhe ndeshja e sotme kundër Vllaznisë ishte e fundit për sulmuesin anësor. Djaloshi nga Shkupi në janar nis një eksperiencë të re, ndërkohë që para se te largohet ka diçka për të thënë edhe për atë që ka përjetuar te Partizani.

POSTIMI I JASIR ASANIT – Çdo fillim e ka një fund. Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Partizanin. Largohem duke lënë pas kujtime të bukura, por mbi të gjitha miq të shumtë, të cilët kanë qenë si një familje për mua në këtë udhëtim, ku arritëm të shpalleshin kampionë.

Dua të falënderoj të gjitha ata që më kanë ndihmuar të rritëm si futbollist e të përmirësohem në çdo drejtim. Ka qenë një periudhë shumë e rëndësishme për karrierën time aventura tek Partizani.

Uroj sa më shumë suksese për demat e kuq në të ardhmen dhe jam i bindur se ai titull i fituar në 12 majin e 2019 është fillimi i një rrugë të suksesshme plot trofe.???❤️❤️?”, thekson lojtari ofensiv. /abcnews.al