“Iki me kokën lart dhe medaljen në qafë”, largimi i radhës nga Tirana

schedule18:19 - 10 Gusht, 2020

schedule 18:19 - 10 Gusht, 2020

Edvan Bakaj është largimi i radhës nga Tirana. Portieri ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e zemrës dhe largohet si kampion Shqipërie nga bardheblutë.

32-vjeçari mbrojti 10 herë portën e skuadrës kryeqytetase sezonin e fundit dhe është në pritje të ofertave për të nisur aventurën e radhës në karrierë.

 

Postimi i Edvan Bakajt

Bakaj ka lajmëruar ndarjen me rekordmenët e futbollit shqiptar me anë të një statusi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Nga sot nuk jam më pjesë e KF Tiranës.

Falënderoj presidentin, drejtuesit, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen. Iki me kokën lart dhe medaljen në qafë. I uroj suksese skuadrës time të zemrës, suksese në Evropë dhe kampionat”, shkruan Bakaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!